Kampionati nis me ankesa: Ballkani paralajmëron Federatën për gjyqtarët

Kampionati nis me ankesa: Ballkani paralajmëron Federatën për gjyqtarët

Sport September 19, 2020 - 19:11
Lajmet e fundit nga sporti

Ballkani e ka nisur furishëm kampionatin e sotëm duke shënuar fitore të thellë ndaj Besës me rezultat 4:1, shkruan “Zeri.info”.

Megjithatë, një episod aspak i mirë është parë në pjesën e dytë kur gjyqtarët e anulojnë një gol të rregullt skuadrës nga Suhareka, gjë e cila ka bërë që “portokallinjtë” të reagojnë ashpër në adresë të gjyqtarëve.

Përmes faqes zyrtare, klubi i Ballkanit ka reaguar ashpër, teksa ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Referi i njëjtë që e anuloj golin e rregullt me Prishtinën vazhdon me avazin e vjetër,

Federatë ju lutemi të mos jemi viktima të tilla sepse pasojat mund të jenë shumë të rënda”, thuhet në publikimin zyrtar të klubit nga Suhareka. /Zeri.linfoImage