Rikthehet Serie A, sot zhvillohen dy ndeshje interesante

Rikthehet Serie A, sot zhvillohen dy ndeshje interesante

Sport September 19, 2020 - 09:48

Kampionati elitar italian, Serie A do ta nis në pasditën e sotme edicionin e ri.

Në program për ditën e sotme (e shtune) janë vetëm dy ndeshje, raporton "Zeri.info".

Fiorentina do të përballet me Torinon e Mërgim Vojvodës me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja do të luhet në "Artemio Franchi", derisa të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

Ndeshje tjetër që luhet sot është mes Hellas Veronës dhe Romës së Marash Kumbullës.

Ndeshja luhet nga ora 20:45. /Zeri.info