Vesa Gjinaj zë vendin e dytë në turneun ndërkombëtar që u organizua në Tiranë

Vesa Gjinaj zë vendin e dytë në turneun ndërkombëtar që u organizua në Tiranë

Sport September 18, 2020 - 18:01
Detajet

Vesa Gjinaj arriti të zë vendin e dytë në turneun ndërkombëtar të tenisit U-18 “National Sport Park Open 2020”, të mbajtur prej 14-18 shtator në Tiranë, njofton KOK, shkruan Zeri.info.

Në një konkurrencë tejet të fortë, Gjinaj, mposhti katër kundërshtare: Polina Marakhtanova (ShBA) Sofiya Lebedeva (Rusi), Sofia Vdovychenko (Ukrainë) dhe Luca Udvardy (Hungari), ndërsa në finalen e sotme u mposht nga Leyla Elmas (Turqi).

Turneu u mbajt nën patronatin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF).

Gjinaj është bursiste e Komitetit Olimpik të Kosovës si “Shpresë Olimpike 2020”. /Zeri.info