Filloi Kongresi i 70-të i FIFA-s, për herë të parë mbahet online

Filloi Kongresi i 70-të i FIFA-s, për herë të parë mbahet online

Sport September 18, 2020 - 16:39

Ka filluar Kongresi i 70-të i FIFA-s që për herë të parë në histori po mbahet në distancë nëpërmjet platformës online.

Pjesëmarrës në këtë Kongres nga Federata e Futbollit e Kosovës kanë qenë presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, përcjell "Zeri.info".

Punimet e këtij kongresi ishin paraparë të mbahen në Addis Ababa të Etiopisë në qershor, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në fillim të kongresit pjesëmarrësit i ka përshëndetur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, derisa më pas kanë filluar diskutimet sipas rendit të ditës. /Zeri.info