
Atdhe Nuhiu e nis mbarë aventurën me APOEL Nicosian
Sport
September 17, 2020 - 17:08
Futbollisti i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka debutuar në fitoren e APOEL-it në mesditën e sotme,
Sulmuesi nga Prishtina është inkuadruar në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Kaisarit, shkruan "Zeri.info".
Këtë ndeshje, skuadra qipriote e fitoi me rezultat, 4:1 duke kaluar në "play-off" të Ligës së Evropës.
Ndryshe, Nuhiu e kompletoi ditë më parë kalimin tek APOEL-i nga Sheffield Wednsesday. /Zeri.info
