Amir Rrahmani e nis nga fillimi ndeshjen miqësore Napoli - Pescara

Amir Rrahmani e nis nga fillimi ndeshjen miqësore Napoli - Pescara

Sport September 11, 2020 - 18:49

Në miqësoren që po luhet mes Napolit dhe Pescaras, i pranishëm në skuadrën napolitane është edhe Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i Kosovës e ka nisur këtë ndeshje kontrolluese nga minuta e parë, shkruan "Zeri.info".

Pas aventurës me Kosovën në Ligën e Kombeve, mbrojtësi prishtinas po përgatitet me Napolin para fillimit të edicionit të ri në Serie A.

Trajneri Gennaro Gattuso e ka inkuadruar nga minuta e parë Rrahmanin në miqësoren ndaj Pescaras.

Formacioni i Napolit: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Ghoulam, Fabian, Demme, Zielinski, Politano, Osimhen, Lozano.

Ndryshe, edicioni i ri në Serie A nis më 20 shtator. /Zeri.info