Kandidati për një fanellë të Kosovës Bastien Toma arrin në Belgjikë, karrierën e vazhdon te Genku
Sport
September 10, 2020 - 16:09
Futbollisti nga Kosova, Bastien Toma, gjatë ditës së sotme pritet të bëhet me skuadër të re, raporton "Zeri.info".
Bastien Toma i cili luan me Sionin dhe Përfaqësuesen e Zvicrës U-21 ka udhëtuar për në Belgjikë dhe do të nënshkruajë kontratë me klubin e elitës belge Genk.
Mediat në Belgjikë këtë transfer e bëjnë punë të kryer, derisa futbollisti do t'iu nënshtrohet testeve mjekësore këtë pasdite.
Toma 21-vjeçar është produkt i akademisë së Sionit.
Ai aktivizohet si mesfushor dhe nga viti 2017 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Sionit.
Toma është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, dhe sipas kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, ai do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen. /Zeri.info