Në prag të fillimit të edicionit të ri, stadiumi 'Rexhep Rexhepi' duket në gjendje të përkryer
Sport
September 06, 2020 - 19:33
Para fillimit të edicionit të ri në Superligën e Kosovës, stadiumi "Rexhep Rexhepi" duket në gjendje të përkryer.
Stadiumi ku Feronikeli i zhvillon ndeshjet, ka marrë një pamje fenomenale, shkruan "Zeri.info".
Pas punimeve të kryera në të kohëve të fundi, stadiumi në Drenas duket tejet i bukur.
Tribunat lindore, veriore dhe jugore tashmë i janë shtuar këtij stadiumi.
Përveç Feronikelit, ky stadium mund t'i shërbejë për stërvitje dhe ndeshje edhe grupmoshave të reja të Kosovës.
Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme të bëra nga Elmi Pasjaqa. /Zeri.info

