Armend Thaqi flet si futbollist i Ballkanit: Ja pse e zgjodha këtë skuadër

Armend Thaqi flet si futbollist i Ballkanit: Ja pse e zgjodha këtë skuadër

Sport September 02, 2020 - 14:21
Lajmet e fundit nga sporti

Padyshim njëra nga lëvizjet më të bujshme në futbollin kosovar gjatë këtij afati kalimtar, ishte transferimi i Armend Thaqi, i cili e la Prishtinën për t’iu bashkuar Ballkanit, shkruan “Zeri.info”.

Thaqi që tek Prishtina barte shiritin e kapitenit vendosi të ndërrojë ambient për t’u bashkuar me ekipin e Ismet Munishit, derisa ai në një bisedë për “Zeri.info” ka vendosur të flas se pse bërë këtë zgjedhje.

“Arsyeja pse jam pjesë e Ballkanit është sepse ka një ekip shumë të mirë me lojtarë që janë prej më të mirëve në ligë dhe më janë ofruar kushte shumë të mira. Klubi ka qenë shumë konkret në të gjitha aspektet gjë që neve na bën që të jemi shumë serioz dhe ta shpërblejmë besimin e dhënë”, ka thënë fillimisht Thaqi për “Zeri.info” duke folur më pas edhe për synimet e skuadrës nga Suhareka.

“Vet organizimi i klubit tregon që synimet janë të luftojmë për trofe dhe daljen në garat evropiane, normalisht duke zhvilluar ndeshje të mira dhe duke treguar formë stabile”, tha mbrojtësi kosovar që në të kaluarën ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, por që pas ardhjes së trajnerit Bernard Challandesit, atij po i mungon ftesa. /Zeri.info