Prekazi tregon arsyen pse Edi Sylisufaj nuk u ftua nga Kosova
Sport
August 29, 2020 - 16:12
Lajmet e fundit nga sporti
Përfaqësuesja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane, shkruan Zeri.info.
Gjithsesi, ai ishte pritur të ftohet nga Kosova për ndeshjen ndaj Anglisë U21, por për shkak të dokumentacionit ai nuk është pjesë e listës së publikuar sot.
Përzgjedhësi Prekazi ka treguar edhe arsyen pse Sylisufaj nuk është pjesë e listës së Kosovës.
“Ai nuk është ftuar për shkak të mos kompletimit të dokumentacionit”, ka thënë Prekazi për “Zeri.info”.
Sylisufaj më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar. /Zeri.info