'Verboi' serbët e Crvenës me klasin e saj, Daljana Sejdia shkëlqen sërish nga tribuna e 'Air Albanias' dhe i sjell fat Kukësit
Moderatorja e emisionit “Sport News Plus” në “News 24”, Daljana Sejdia ka rrëmbyer skenën ditën e fundit, madje duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja falë klasit dhe bukurisë së saj.
Ajo ishte e pranishme në 2 përballjet e fundit që ekipet shqiptare kane zhvilluar në “Air Albania”, në atë ndaj Tiranës dhe Crvena Zvezdës si dhe Kukësi-Slavia Sofia, duke shkëlqyer falë formave të saj joshëse dhe “look”-ut tepër tërheqëse.
Mos harrojmë që Daljana së bashku me disa kolege të saj “u akuzuan” nga mediat serbe në ndeshjen e parë, se “verbuan” futbollistët e Crvena Zvezdës, të cilët bënë një ndeshje mjaft të dobët kundër Tiranës.
Për sa i përket ndeshjes së dytë, në atë mes Kukësit dhe Slavias së Sofias, sharmante si gjithmonë, moderatorja e “News 24”, duket se i ka sjellë fat skuadrës së saj të origjinës nga tribuna e “Air Albania”. /Panorama