ZYRTARE: Leotrim Kryeziu i bashkohet FC Prishtinës
FC Prishtina e ka prezantuar ditën e sotme sulmuesin Leotrim Kryeziu, i ardhur nga Lugono e Zvicrës, raporton Zeri.info.
Sulmuesi i Luganos, anëtare e elitës së futbollit zviceran, është pajtuar me ofertën e FC Prishtina që për një vit, konkretisht në edicionin 2020/21, të na huazoj sulmuesin, Kryeziu.
21-vjeçari në edicionin në 2019/20 ka qenë i huazuar në Ligën e parë të Zvicrës te skuadra e Chiasos.
Ai në Zvicër dy vite më parë ishte transferuar nga Drita e Gjilanit.
Prishtina në këtë afat kalimtar është përforcuar edhe me Behar Maliqin nga Llapi, Besnik Krasniqin nga Ballkani dhe Albin Prapashticën nga 2 Korriku.
Nga skuadra deri më tash janë larguar: Ahmed Januzi, Ahmeti Haliti, Diar Miftaraj, Armend Thaqi, Meriton Korenica, Labinot Ibrahimi dhe Ardit Hila.
Njoftimi i FC Prishtinës
Kryeziu përforcon Prishtinën
Reparti i sulmit forcohet me futbollistin e Luganos
Prishtinë, 28 gusht 2020 – Sulmuesi i Luganos, anëtare e elitës së futbollit zviceran, është pajtuar me ofertën e FC Prishtina që për një vit, konkretisht në edicionin 2020/21, të na huazoj sulmuesin, Leutrim Kryeziu.
Kryeziu, 21 vjeç, i lindur më 25.01.1999, 181 cm, luan në pozitën e sulmuesit. Në edicionin në 2019/20 ka qenë i huazuar në Ligën e parë të Zvicrës te skuadra e Chiaso-s.
Me Lugaon ka një paraqitje zyrtare, ndërsa mbetët i pa harruar goli i shënuar ndaj Inter-it të Milanit në miqësoren ndërmjet dy klubeve.
Me U21 të Luganos nga 19 paraqitje ka shënuar 19 gola.
Me Kosovën U19 nga 6 paraqitje ka shënuar 5 gola.
Kurse, si anëtar i Dritës para se të transferohej në Lugano, nga 57 ndeshje zyrtare ka shënuar 8 gola.
“Ishte kërkesa e Fisnik Kërçelit dhe insistimi tij në klubin e Luganos që të vijë të ndihmoj Prishtinën gjatë një edicioni. Me Prishtinën e besoj se do të kem një të ardhme shumë të mirë. Pres rezultate të mira dhe të arrijmë objektivat. Më gëzon fakti që i gjithë ekipi më ka pritur shumë ngrohtë, është atmosferë e mirë, ka futbollistë me cilësi dhe me konkurrencë”, ka thënë 9-shi i ri i skuadrës, Leutrim Kryeziu. /Zeri.info