FC Struga e transferon edhe një futbollist nga Kosova
Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, FC Struga e ka transferuar edhe një futbollist nga Kosova, raporton Zeri.info.
Mesfushori Malsor Ajeti i është bashkuar skuadrës shqiptare në stërvitje ndërkohë që shumë shpejt pritet që të firmos me këtë ekip.
Lajmi është konfirmuar për Zeri.info nga skauti Gëzim Mehmeti që punon në Kompaninë “Select Sport Menagment” që drejtohet nga Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiq.
Ajeti (20-vjeçar) së fundmi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Gjermani te Waldof Mahheim U-19 dhe Portos U-19.
Ajeti është zhvilluar si futbollist në Kosovë teksa ka luajtur për Prishtinën (grupmoshat e reja) dhe Hajvalinë.
Te Struga javë më parë është transferuar edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Arlind Shabani, i cili me sukses po luan me këtë ekip. /Zeri.info