Tirana – Crvena Zvezda, bastoret favorizojnë dukshëm këtë skuadër

Tirana – Crvena Zvezda, bastoret favorizojnë dukshëm këtë skuadër

Sport August 24, 2020 - 17:08
Lajmet e fundit nga sporti

Crvena Zvezda ka arritur sot në Tiranë ku nesër nga ora 20:00 përballët me skuadër shqiptare Tirana në “Air Albania” në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, transmeton “Zeri.info”.

Ndeshja ka zgjuar jehonë të madhe në rajon, derisa parashikuesit e saj (bastoret) e kanë vlerësuar skuadrën serbe si favorite të madhe karshi skuadrës shqiptare.

1.50 është kuota e fitores së Zvezdës karshi 6.00 sa e ka Tirana. Derisa barazimi në këtë sfidë është vlerësuar me kuotën 3.80.

Të kujtojmë se Tirana në rrethin e parë eliminoi Dinamo Tibilis në Gjeorgji duke e mposhtur me rezultat 2:0, kështu që motivi i skuadrës shqiptare për të ecur përpara është shumë i madh. /Zeri.infoImage

\