
Tirana - Crvena Zvezda: Caktohet data dhe ora e ndeshjes në 'Air Albania Stadium'
Kampioni i Shqipërisë, Tirana është kualifikuar në rundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar në Gjeorgji sonte, kampioni i Shqipërisë është përballur me Dinamo Tblisin, raporton "Zeri.info".
Në "Dinamo Arena", Tirana ka triumfuar me rezultat të pastër, 0:2. Në rundin e dytë, Tirana do ta presë në shtëpi kampionin e Serbisë, Crvena Zvezda.
Ndeshja mes dy skuadrave në rundin e radhës do të luhet në stadiumin "Air Albania", në Tiranë.

Ndeshja do të luhet të martën e 25 gushtit nga ora 20:00 në "Air Albania Stadium", në Tiranë.
Stadiumi në fjalë është ndërtuar në vitin 2019, ka një kapacitet prej 22.500 ulësesh, por që dihet se shkaku i pandemisë COVID-19 do të jetë bosh.
Ndërtimi i këtij stadiumi i kushtoi Shqipërisë 85 milionë euro dhe është më i madhi në këtë vend. /Zeri.info
