Begolli del pozitiv në testin për COVID-19, nuk udhëton me Prishtinën drejt Gjibraltarit
Sport
August 17, 2020 - 08:21
Drejtori Sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka marrë dy përgjigje të ndryshme në dy teste që ka bërë sot për koronavuris.
Para ndeshjes së Europa League, ai ka shkruar se në njërin test ka dalë pozitiv ndërsa në testin tjetër negativ.
Ai ka njoftuar se nuk do të udhëtoj me skuadrën në Gjibraltar dhe se është shëndosh e mirë.
Ky është njoftimi i tij:
“Dje gjatë ditës me gjithë stafin e Fc Prishtina jemi testuar për COVID-19, ku rezultova negativ.
Sot për qudi në ritestim rezultova pozitiv dhe më është ndaluar të udhëtoj me ekipin për ndeshjen që kemi në udhëtim në Gjibraltar.
Për siguri sot gjatë ditës kam bërë poashtu edhe një test serologjik dhe kam dal negativ dhe kam krijuar antitrupa”, njoftoi Begolli.