Liverpooli kontakton Bayern Munichun për Thiagon

Liverpooli kontakton Bayern Munichun për Thiagon

Sport August 13, 2020 - 18:16
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli ka kontaktuar Bayern Munichun për mesfushorin Thiago Alcantara, raporton “Bild”, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi spanjoll është lidhur vazhdimisht me një kalim te Liverpooli në javët e fundit dhe duket se klubi anglez është seriozisht i interesuar për lojtarin.

Mesfushori ka vetëm edhe një vit kontratë me Bayern Munichun dhe ka refuzuar rinovimin me bavarezët.

Klubi anglez dëshiron ta shtojë konkurrencën në skuadër me transferimin e Thiagos.

28-vjeçari ka zhvilluar 37 paraqitje gjatë këtij edicioni me gjigantin gjerman, derisa ka realizuar 3 gola dhe 2 asistime./Zëri