Në Kosovë shumë shpejt tifozët e sportistët mund t’u kthehen palestrave e stadiumeve

Në Kosovë shumë shpejt tifozët e sportistët mund t’u kthehen palestrave e stadiumeve

Sport August 10, 2020 - 19:54

Për të gjithë dashamirët e protagonistët e sportit në Kosovë mund të ketë lajmë të mira ditët në vazhdim. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporti, Vlora Dumoshi, e cila në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia që tribunave, e sallave të sportit të ju kthehen edhe fizikisht sportistët, trajnerët e tifozët, përcjell “Zëri”.

“Gjatë takimit u dakorduam që të bëhet një ri vlerësim i situatës epidemiologjike e cila është e vështirë, por çdo herë duke parë angazhimin e fushës së sportit si prioritet në mënyrë që të ofrohet mbështetja profesionale për Grupin Këshilldhënës në kuadër të MSH-së sipas rekomandimeve nga manualet e organizatave ndërkombëtare të sporteve veç e veç”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në “Facebook”.

Po ashtu ministrja Dumoshi thotë se kanë kërkuar që sipas rekomandimeve të IKSHP-së sportistët, trajnerët dhe tifozët të rikthehen në mënyrë të sigurt, duke marrë parasysh natyrën specifike te sportit. Mirëpo sipas saj relaksimi i masave specifike të vendosura në sektorin e sportit për të penguar përhapjen e epidemiologjisë duhet të vazhdojë me kujdes dhe në mënyrë graduale. /Zëri