Llapi e prezanton transferimin e Ardit Peposhit

Llapi e prezanton transferimin e Ardit Peposhit

Sport August 10, 2020 - 19:27

Llapi e ka prezantuar transferimin e mbrojtësit Ardit Peposhit nga skuadra shqiptare, Bylisi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Llapit, raporton "Zeri.info".

Peposhi, me përvojë të madhe në futbollin shqiptar, ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Llapi.

Ai është paraqitur në skuadrat si Tirana, Teuta, Korabi, Kukësi dhe së fundmi te Bylisi.

Postimi i plotë i Llapit:

"Prezantohet Ardit Peposhi ë

Është finalizuar marrëveshja 1 vjeçare e arritur ditë më parë ndërmjet KF Llapit dhe mbrojtësit të majtë, Ardit Peposhi.

Na priftë e mbara së bashku Ardit". /Zeri.info