Zyrtare: Ballkani mendon për të ardhmen, e 'blindon' talentin Donat Bekteshi

Zyrtare: Ballkani mendon për të ardhmen, e 'blindon' talentin Donat Bekteshi

Sport August 10, 2020 - 19:12

Klubi nga Suhareka, Ballkani vazhdon të mendojë për të ardhmen.

Ballkani ka arritur marrëveshje me talentin Donat Bekteshi për vazhdimin e bashkëpunimit, shkruan "Zeri.info".

Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin suharekas.

Bekteshi ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në grupmoshat U-19 të Ballkanit, të cilët e fituan titullin kampion edicionin e kaluar.

Ndryshe, Ballkani njihet si një skuadër që me trajnerin Ismet Munishi u jep hapësira të mjaftueshme futbollistëve të talentuar. /Zeri.info