Man Unitedi e humbet Sanchon, kthen fokusin kah Chiesa

Man Unitedi e humbet Sanchon, kthen fokusin kah Chiesa

Sport August 10, 2020 - 18:55

Pasi Borussia Dortmundi njoftoi se Jadon Sancho do të qëndrojë, Manchester Unitedi është kthyer te synimet tjera, përshirë Federico Chiesan dhe Douglas Costan.

Sancho ishte synimi numër një i Manchester Unitedit, por këtë pasdite, drejtori i Dortmundit, Michael Zorch e zbuloi të ardhmen e Sanchos, shkruan "Zeri.info".

Kjo nënkupton se Manchester Unitedi duhet të shikojë për futbollistë tjerë dhe fokusi i klubit mund të kthehet kah Serie A.

Reprezentuesi italian, Chiesa është 22-vjeçar dhe mund të luajë në pozita të ndryshme në sulm.

Ai është në shitje, por Fiorentina ka bërë me dije se nuk do ta lë të largohet nën shumën e 60-70 milionë eurove.

Chiesa ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 37 ndeshje zyrtare edicionin e kaluar me Fiorentinën.

Edhe Douglas Costa i Juventusit është një opsion për "Djajtë e Kuq".

Braziliani nuk është në planet e Juventusit për të ardhmen, andaj mund të largohet, derisa për të interesim ka shprehur edhe Manchester City. /Zeri.info