Zyrtare: Portieri i mirënjohur shqiptar, Enea Koliqi prezantohet te Gjilani

Zyrtare: Portieri i mirënjohur shqiptar, Enea Koliqi prezantohet te Gjilani

Sport August 10, 2020 - 18:38

Portieri i mirënjohur shqiptar, Ene Koliqi është prezantuar te Gjilani gjatë ditës së sotme.

Koliqi do ta zëvendësojë Kenan Haxhihamzën e larguar te Gjilani, derisa ai erdhi me kërkesë të trajnerit Gentjan Mezani, shkruan "Zeri.info".

Koliqi ka një përvojë të pasur në futboll.

Ai ka luajtur te skuadrat greke, Iraklis, Olympiacos Volos, Odysseas, Panserraikos, gjithashtu edhe te skuadrat shqiptare si Flamurtari i Vlorës, Kukësi dhe së fundmi te Skënderbeu.

"Enea Koliqi vesh fanellën e Gjilanit për herë të parë. Mirësevjen Enea", ka njoftuar klubi gjilanas. /Zeri.info