Prepolli ironizon me Qeverinë e Kosovës: Qerdhe po, pishina po, kafene po, futboll jo

Prepolli ironizon me Qeverinë e Kosovës: Qerdhe po, pishina po, kafene po, futboll jo

Sport August 10, 2020 - 18:28

Vazhdojnë reagimet e shumta nga komuniteti i sportit kundrejt Qeverisë së Kosovë për shkak të masave anti-COVID.

Në masat e vendosura nga instuticionet është paraparë edhe ndalimi i aktiviteteve sportive, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, këto masa janë duke u kundërshtuar ashpër nga komuniteti i sportit, sidomos nga futbolli.

Trajneri kosovar, Arsim Prepolli e ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ai ka shkruar në "Facebook" duke ironizuar me hapjen e kafeneve, pishinave dhe mbajtjen e tubimeve.

"Qerdhe po, kafene po, pishina po, tubime për nënshkrime po, futboll jo, hajde menaxhim hajde", ka shkruar ish-ndihmëstrajneri i Flamurtarit. /Zeri.info