Presidenti i Veronës: Rrahmani futbollist inteligjent, Napoli e kërkoi edhe Kumbullën

Presidenti i Veronës: Rrahmani futbollist inteligjent, Napoli e kërkoi edhe Kumbullën

Sport August 10, 2020 - 18:08

Presidenti i Hellas Veronas, Maurizio Setti ka zbuluar se Marash Kumbulla ishte kërkuar nga Napoli edhe në janar.

Setti bëri biznes me Napolin në janar duke ia shitur Amir Rrahmanin për 14 milionë euro, ani pse ky i fundit qëndroi te Verona si i huauzar deri në fund të edicionit.

"Napoli e ka transferuar një futbollist profesionist, që ende do të arrijë potencialin e tij. Jam i sigurtë se ai do ta arrijë këtë te Napoli", tha Setti për "Radio Kiss Kiss".

"Rrahmani është i shpejtë, një mbrojtës i kompletuar dhe nuk mendoj se e ka problem të luajë me mbrojtjen prej katër futbollistëve. Ai është inteligjent dhe mund të bëhet edhe më i fortë", tregoi presidenti i Veronës.

Kumbulla gjithashtu pritet të largohet këtë verë, derisa interesimet janë nga Interi, Lazio dhe Napoli.

"Në janar kishte interesim të fortë nga Napoli, por nuk kishte kohë për arritjen e marrëveshjes. Kjo është arsyeja pse ai nuk u transferua te Napoli", potencoi ai.

"Tani ka edhe disa klube tjera të interesuara. Ai është shumë i talentuar dhe i destinuar për një karrierë në një topklub", shtoi Setti. /Zeri.info