Reagimet e tifozëve serbë pasi mësuan se Tirana mund të jetë kundërshtari i Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve

Reagimet e tifozëve serbë pasi mësuan se Tirana mund të jetë kundërshtari i Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve

Sport August 10, 2020 - 17:59

Tirana do të përballet në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve me Dinamo Tblisin e Gjeorgjisë.

Në rast të kualifikimit tutje, edhe pse do të jetë e vështirë, kryeqytetasit do ta presin Crvena Zvezdën e Beogradit në shtëpi në rundin tjetër, shkruan "Zeri.info".

Tifozët beogradas kanë bërë me dije në rrjetet sociale se e duan Tiranën si kundërshtar në Ligën e Kampionëve.

Serbët kanë shkruar në "Twitter" se duan ta "shkatërrojnë" Tiranën.

“Le ta shtypim Tiranën!”, “Silljani diktarorit”! shkruajnë disa prej tifozëve serbë. /Zeri.info

Image