Kalimi i Sanchos në Man United drejt dështimit

Kalimi i Sanchos në Man United drejt dështimit

Sport August 10, 2020 - 17:41

Nga Borussia Dortmundi deklarojnë se Jadon Sancho do të mbetet në klub pavarësisht interesimit të fortë të Manchester Unitedit.

Anësori anglez është objektivi kryesor i Ole Gunnar Solskjaerit këtë verë dhe bisedime mes të dyja klubeve janë zhvilluar javëve të fundit, shkruan "Zeri.info".

20-vjeçari do të udhëtojë me Dortmundin në Zvicër për një kamp stërvitor për edicionin e ri.

Andaj, drejtori i Dortmundit, Michael Zorc ka zbuluar detaje të reja për të ardhmen e Sanchos.

"Sancho do të luajë me ne edicionin e ardhshëm. Vendimi është përfundimtar. Unë mendoj se kjo i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Verën e kaluar, ne ia rinovuam kontratën atij deri në vitin 2023", tha Zorc.

Raportohet se Dortmundi ka kërkuar 120 milionë euro nga Manchester Unitedi për ish-futbollistin e Manchester Cityt. /Zeri.info