Zyrtare: 'Van Dijku kosovar' i bashkohet Llapit

Zyrtare: 'Van Dijku kosovar' i bashkohet Llapit

Sport August 10, 2020 - 17:36

Llapi ka vazhduar me punën aktive në tregun e transferimeve, derisa sot ka prezantuar një mbrojtës.

Klubi nga Podujeva e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të talentuar kosovar, Gentrit Halili, shkruan "Zeri.info".

Halili është pjesë e Përfaqësueses U-19 të Kosovës, derisa edicionin e kaluar ishte pjesë e Ferizajt.

18-vjeçari i është bashkuar Llapit gjatë ditës së sotme, derisa ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Ndryshe, Halili për shkak të fizikut dhe lëvizjeve të tij, është krahasuar edhe mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk. /Zeri.info