Zyrtare: Kubo huazohet te Villareali

Zyrtare: Kubo huazohet te Villareali

Sport August 10, 2020 - 17:18

Real Madridi është pajtuar për huazimin e talentit Takefusa Kubo në Villareal për edicionin 2020/21.

19-vjeçari nga Japonia konsiderohet talent i jashtëzakonshëm, derisa shkëlqeu te Mallorca edicionin e kaluar, aty ku ishte i huazuar, shkruan "Zeri.info".

Real Madridi edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Villareali do të jetë skuadra e Kubos për edicionin e ardhshëm.

Kubo nuk arriti ta ndihmojë Mallorcan edicionin e kaluar të bie në Ligën e Dytë spanjolle, por ai shënoi katër gola dhe dhuroi pesë asistime në 35 ndeshje kampionale.

Ndryshe, Kubo më parë ka qenë pjesë e Barcelonës, por ai zgjodhi Real Madridin për ta vazhduar karrierën. /Zeri.info