Ademi aranzhon takim me ministrin Zemaj, diskutohet për stërvitjet dhe shkollat e futbollit

Ademi aranzhon takim me ministrin Zemaj, diskutohet për stërvitjet dhe shkollat e futbollit

Sport August 10, 2020 - 17:01

I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi ka angazhuar një takim me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes një njoftimi në rrjetin social "Facebook", kryetari i FFK-së ka thënë se do të kërkojë nga Zemaj të gjej modalitete për të lejuar zhvillimin e rregulltë të aktiviteteve sportive, shkruan "Zeri.info".

Njoftimi i plotë:

"Të dashur trajnerë e klube të futbollit,

Siç e dimë të gjithë aktivitetet sportive janë ndalur përkohësisht nga qeveria e Republikës së Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19.

Nga ai vendim janë privuar nga aktiviteti i stërvitjeve shumë klube e shkolla të futbollit, shumë trajnerë nga puna e tyre, e shumë futbollistë nga mundësia për t’u stërvitur.

Në vazhdën e gjetjes së modaliteteve dhe realizimit të kërkesave tuaja, ne, sot kemi aranzhuar edhe një takim të radhës me ministren e Kluturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi dhe ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj.

Me sportivitet i kalojmë të gjitha!

Me respekt,
Agim Ademi
”. /Zeri.info