Golashënuesi më i mirë në Evropë shijon puthjet e nxehta me gruan e tij

Golashënuesi më i mirë në Evropë shijon puthjet e nxehta me gruan e tij

Sport August 10, 2020 - 16:52

Ciro Immobile nuk ia solli titullin e Serie A-s Lazios, por me 36 golat e tij në një edicion, ai u bë golashënuesi më i mirë në Evropë dhe fitoi "Këpucën e Artë".

Ai e theu dominimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, i cili filloi nga viti 2009, shkruan "Zeri.info".

Ciro mori urimet më të ëmbla për këtë çmim nga gruaja e tij, e cila i përgatiti një tortë me një këpucë të artë futbolli mbi të.

"Hap pas hapi me ju", kishte shkruar mbi tortë gruaja e sulmuesit italian.

Ndryshe, dyshja janë në lidhje që prej vitit 2012, dhe dy vjet më pas ishin martuar.

Jessica dhe Ciro kanë tre fëmijë sot. /Zeri.info