Leo Messi bëhet shembull, dhuron 50 ventilatorë për spitalet në Argjentinë

Leo Messi bëhet shembull, dhuron 50 ventilatorë për spitalet në Argjentinë

Sport August 10, 2020 - 16:35

Lionel Messi është i fokusuar në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, por ai po i përcjell edhe zhvillimet me pandeminë COVID-19 në vendlindjen e tij, Argjentinë.

Vendi në fjalë është në një gjendje kritike me raste të shumta të të infektuarve dhe nevoja për ndihmë në spitale është e madhe, shkruan "Zeri.info".

Për këtë arsye, ylli i Barcelonës përmes fondacionit "Leo Messi Foundation", ka blerë 50 respiratorë për spitalet në Argjentinë.

Në Argjentinë, sistemi është në rrezik të kolapsit, ashtu siç kishte ndodhur në Spanjë gjatë muajit mars.

Spitalet atje janë në mungesë të respiratorëve pas rasteve të reja me COVID-19.

Të premten e kaluar, 32 prej 50 ventilatorëve të paguar arritën në Rosario përmes Leo Messit.

Në muajin maj, fondacioni i Messit dhuroi edhe respiratorë artificial. /Zeri.info