Gjilani ende në pritje të rezultateve për COVID-19

Gjilani ende në pritje të rezultateve për COVID-19

Sport August 10, 2020 - 16:19

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani i është nënshtruar sërish testimeve për COVID-19.

Futbollistët që drejtohen nga Gentjan Mezani para pjesëmarrjes në Ligën e Evropës, i kanë bërë testet në fjalë, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, klubi gjilanas ende nuk i kanë marrë rezultatet e këtyre testimeve.

Drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli në një prononcim për "Zeri.info" ka thënë rezultatet ende nuk i kanë marrë.

"Testet për COVID-19 i kemi kryer dhe jemi ende në pritje. Kemi pritur dje, kemi pritur sot, por ende nuk ka asgjë", ka thënë Sevdail Robelli për "Zeri.info".

Ndryshe, Gjilani do të marrë pjesë në rundin preliminar të Ligës së Evropës këtë vit.

Skuadra nga Anamorava do të përballet me Tre Penne në këtë fazë. /Zeri.info