Zyrtare: Gjyqtarët grek ndajnë drejtësinë në ndeshjen Drita - Lindfield
FOTO: Laura Hasani

Zyrtare: Gjyqtarët grek ndajnë drejtësinë në ndeshjen Drita - Lindfield

Sport August 10, 2020 - 16:07

Drita do ta vazhdojë nesër kampanjën evropiane në Ligën e Kampionëve.

Në finalen e rundit preliminar, kampionia e Kosovës do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Lindfield, raporton "Zeri.info".

Ndeshja në fjalë do të luhet nesër (e marte) në "Colovray Stadium", në Nyon të Zvicrës.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tashmë ka konfirmuar edhe gjyqtarët e kësaj ndeshje.

Fjalën kryesore do ta thotë greku, Ioannis Papadopoulos, derisa ndihmësit e tij do të jenë Konstantinos Nikolaidis dhe Vasileios Nikolakakis.

Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë Evangelos Maouchos.

Në rast të fitores, Drita do të përballet në rundin e parë eliminator me skuadrën polake, Lega Varshava. /Zeri.info