Legjenda e WWE-së James “Kamala” Harris ka ndërruar për shkak të koronavirusit

Legjenda e WWE-së James “Kamala” Harris ka ndërruar për shkak të koronavirusit

Sport August 10, 2020 - 11:08
Detajet

Virusi COVID-19 vazhdon të marrë jetë, shkruan “Zeri.info”.

Legjenda e WWE-së, James “Kamala” Harris, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Ish-ylli i mundjes spektakolare ka qenë pjesë e kompanisë së Vince McMahon në vitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta.

Siç bëhet e ditur, ai ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga korovavirusi.

Image

Bashkautori i autobiografisë së tij, Kenny Casanova, e ka konfirmuar lajmin në Facebook, duke thënë se fatkeqësisht spekulimet rezultuan të vërteta.

“Fatkeqësisht, thashethemet ishin të vërteta. Për më keq, ishte corona që e mori; ai ishte nga të mirët”, shkruan në njoftim.

Image

Një deklaratë zyrtare dhe një telegram ngushëllimi e ka lëshuar edhe WWE duke shprehur pikëllimin për vdekjen e Kamalas. /Zeri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

WWE is saddened to learn that James Harris, known to WWE fans as Kamala, has passed away at age 70.

A post shared by WWE (@wwe) on