Paralajmërohet protestë para qeverisë, Shkollat e Futbollit kërkojnë lejimin e aktiviteteve

Paralajmërohet protestë para qeverisë, Shkollat e Futbollit kërkojnë lejimin e aktiviteteve

Sport August 08, 2020 - 20:50

Drejtuesit e shkollave të futbollit kanë njoftuar se nëse nuk ka ndonjë vendim për lejimin e këtyre aktiviteteve, të martën me fillim nga ora 12:00 do të mblidhen para objektit të Qeverisë.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

"Pas perpjekjeve te vazhdueshme me institucionet perkatese per rishikim te masave per ndalimin e veprimtarise e aktiviteteve te shkollave te futbollit, nuk hasem ne mirekuptim dhe nuk pranuam asnje pergjigje, andaj jemi te detyruar ashtu si kemi paralajmeruar dite me pare, te:

PROTESTOJME, dhe kerkojme perseri qe masat ndaluese per zhvillimin e aktiviteteve te shkollave te futbollit te terhiqen, pasi qe keto masa nuk jane aspak te arsyeshme, tregojne hapur per standard te dyshte ne raport me masat e tjera ne nivel te vendit, jane marre pa keshillim paraprak me LRFP e FFK.

Shkollat e futbollit te Prishtines dhe te lidhjeve rajonale te tjera e kane te veshtire t’a kuptojne logjiken, arsyen shkencore mbi te cilen baze eshte ndaluar aktiviteti i shkollave te futbollit, sidomos kur analizojme e krahasojme masat e tjera te marra ne te njejten kohe dhe per aktivitete te ngjashme ne sport e kulture.

Se kendejmi, u vendos qe organizimi i protestes te mbahet diten e marte, me 11 gusht 2020 duke filluar nga ora 12:00 perballe nderteses se qeverise.

Urojme qe, institucionet relevante te marrin vendim dhe te lejojne aktivitetin e futbollit me se largu deri te henen me 10 gusht 2020 ne menyre qe protesta te mos jete e nevojshme.

Kujtojme qe veprimtaria dhe aktiviteti i futbollit eshte kontributi qe ne japim per te pasur nje shoqeri te shendetshme per te rinjte dhe femijet.
Te gjithe, per shendet me te mire!".
/Zeri.info