Zyrtare: Ilir Avdyli prezantohet te Feronikeli
Sport
August 04, 2020 - 20:37
Zbuloni detajet
Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit, për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21, njofton klubi nga Drenasi, shkruan Zeri.info.
Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin, për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat gjelbërtebardhë.
Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990 në Prishtinë.
Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht. /Zeri.info