Rrëfimi i Ardian Koznikut: I mbijetova rrëzimit të aeroplanit, luajta me Patrick Vieran, mbaj medaljen e bronztë nga Kupa e Botës

Rrëfimi i Ardian Koznikut: I mbijetova rrëzimit të aeroplanit, luajta me Patrick Vieran, mbaj medaljen e bronztë nga Kupa e Botës

Sport August 03, 2020 - 23:36

Me 12 gola, ai ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin kroat në vitin 1992. Po flasim për legjendën e futbollit, Ardian Koznikut, i cili u transferua në Split nga FC Prishtina në vitin 1990.

Drejtori sportiv i Hajdukut, Jurica Jerkovic udhëtoi me aeroplan për ta transferuar Koznikun në Split dhe gjatë udhëtimit, piloti Matko Raos u detyrua ta ulte aeroplanin, shkruan "Zeri.info".

Aeroplanin e uli afër një fshati që ishte pranë Kraljevës për shkak të stuhive të forta, dhe Kozniku dhe Jerkovic pësuan lëndime të lehta.

"Pasi u nisëm, stuhia u intensifikua dhe piloti humbi komunikimin me kullën e kontrollit, kështu që ai vendosi të ulej me forcë", e nis rrëfimin Kozniku për "24sata".

Meqenëse aeroplani ishte i vogël, Kozniku dhe Jerkovic i përjetuan të gjitha këto momente dramatike me pilotin.

Image

"Nuk na interesonte, e dinim që nuk aeroport aty pranë. Piloti provoi për një orë të gjente ndonjë vend për të ateruar, por më pas aeroplanin e uli në një livadh ku u goditëm me tokën. Ndjenjë e tmerrshme", thotë Kozniku.

Qytetarët e atij vendi iu dolën atyre në ndihmë.

"Kishte panik. Nuk kishte telefona celularë dhe nuk ishim në gjendje të përgjigjeshim. Vetëm në lajme u zbulua kjo. Më pas ne fluturuam nga Beogradi, aeroplani nuk ishte i madh dhe nuk u frikësuam më", tregon më tej ish-futbollisti i famshëm shqiptar.

Me Hajdukun, Kozniku fitoi gjithçka që mund të fitohet. Ai luajti në Split deri në vitin 1994 dhe për triumfin në Kupën e ish-Jugosllavisë, ai tha:

"Kam luajtur 87 mintua në atë ndeshje. Ne ishim pa Drazic, babai i të cilit kishte vdekur një ditë më parë dhe pa Hadziabdic, i cili kishte një tragjedi. Vajza e tij ishte vrarë. Siguria ishte e madhe në stadium. Fitorja ndaj Crvena Zvezdës ishte sukses i madh", potencoi Ardian Kozniku.

Image

Ai u largua nga Hajduku në vitin 1994 për në Francë, ku luajti për Le Havre dhe Bastia, si dhe në Qipro më pas tek APOEL-i.

"Kam luajtur me Patrick Vieran në Francë. Ishte i ri aso kohe. Ishim shokë të mirë. Madje unë e drejtoja atë në stërvitje, por më pas u largova nga atje pas një thirrje prej Dinamo Zagrebit", zbuloi Kozniku.

Kozniku kishte bërë edhe dy paraqitje për Përfaqësuesen e Kosovës dhe dy për Kroacinë.

Ai madje kishte shënuar dy gola për Kroacinë - kundër Lituanisë në vitin 1994 në eliminatoret e "Euro 1996" dhe në një miqësore ndaj Australisë para Botërorit të vitit 1998.

"E kam medaljen e bronztë të Kupës së Botës. Është diçka për të cilën jam krenar. Koha kalon dhe unë vazhdoj të jem ende krenar", përfundoi Kozniku, i cili e mbylli karrierën në Kroaci dhe tani punon si trajner në shkollën e futbollit, Lokomotiva. /Zeri.info