Zyrtare: Konfirmohet një tjetër largim nga skuadra e Llapit

Zyrtare: Konfirmohet një tjetër largim nga skuadra e Llapit

Sport August 03, 2020 - 23:19

Egzon Krasniqi është futbollisti i radhës që është larguar nga Llapi pas përfundimit të edicionit 2019/20.

Futbollisti e ka bërë lajmin të ditur për gazetën.

Ai ka theksuar që tani po i shqyrton opsionet tjera për vazhdimin e karrierës.

“Pas përfundimit të kampionatit jam larguar nga klubi i Llapit dhe tani jam futbollist i lirë”, deklaroi Krasniqi për Gazetën Olle.

“Tani jam duke pritur oferta. Kam biseduar me disa klube, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete”, shtoi Krasniqi.

Futbollisti këmbëshpejtë në të kaluarën ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës.

Sot largimin nga Llapi e ka konfirmuar edhe mesfushori gjakovar, Albutrint Morina.

Image