Pajtim Kasami e shpëton Sionin nga rënia, shënon dhe dhuron asistim të bukur në një ndeshje vendimtare

Pajtim Kasami e shpëton Sionin nga rënia, shënon dhe dhuron asistim të bukur në një ndeshje vendimtare

Sport August 03, 2020 - 23:09

Me pesë ndeshjet e zhvilluara sonte, ka përfunduar edicioni 2019/20 në Superligën zvicerane në futboll.

Një ndeshje vendimtare dhe interesante që u zhvillua sonte ishte ajo mes Servettes dhe Sionit, shkruan "Zeri.info".

Me fitoren 1:2 ndaj Servettes, Sioni siguroi edhe për një vit mbijetesën në elitën e futbollit zviceran.

Sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte njeriu vendimtar i Sionit.

Kasami shënoi gol në minutën e 43-të si dhe asistoi te goli i fitores në minutën e 74-t i shënuar nga Uldrikis.

Me këtë fitore, Sioni e mbylli edicionin në vendin e tetë me 39 pikë të tubuara, kurse Servette në vendin e katërt me 49 sosh. /Zeri.info