Benjamin Kololli e mbyll edicionin me supergol dhe asistim në barazimin dramatik të Zurichut

Benjamin Kololli e mbyll edicionin me supergol dhe asistim në barazimin dramatik të Zurichut

Sport August 03, 2020 - 22:56

Me pesë ndeshjet e zhvilluara sonte, ka përfunduar edicioni 2019/20 në Superligën zvicerane në futboll.

Padyshim, ndeshja më interesante e xhiros së fundit u zhvillua mes skuadrës së Zurichut dhe Thunit në "Letzigrund Stadion", shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në praninë e rreth një mijë tifozëve u mbyll me rezultat të barabartë, 3:3.

Edhe në këtë ndeshje, Benjamin Kololli shkëlqeu për skuadrën e Zurichut.

Mbrojtësi i Kosovës shënoi një gol të bukur në minutën e 15-të, derisa në minutën e 33-të asistoi te goli i Kramerit.

Nga ana tjetër, për Zurichun shënoi edhe futbollisti tjetër shqiptar, Toni Domgjoni, në minutën e 56-të të ndeshjes. 

Edicionin 2019/20, Zurichu e mbyll në vendin e shtatë, kurse Thuni në vendin e nëntë me 38 pikë. /Zeri.info