Interi do ta transferojë Sanchezin falas

Interi do ta transferojë Sanchezin falas

Sport August 03, 2020 - 22:41

Interi raportohet se është pranë arritjes së marrëveshjes me Manchester Unitedin për transferimin e Alexis Sanchezit me parametra zero.

"Nerazzurrët" raportohen se kanë arritur marrëveshje me futbollistin për një kontratë trivjeçare me një pagë vjetore prej shtatë milionë euro, shkruan "Zeri.info".

Sipas mediave, Sanchez e ka shkëputur kontratën me Manchester Unitedin me vetëdëshirë.

Kështu, një marrëveshje e tillë ia shpëton Manchester Unitedit rreth 60 milionë euro.

Si dhe Interi nuk do të ketë nevojë të paguajë 15 milionë euro për transferimin e kilianit. /Zeri.info