Zyrtare: Edicioni 2020/21 në Serie A nis më 19 shtator

Zyrtare: Edicioni 2020/21 në Serie A nis më 19 shtator

Sport August 03, 2020 - 22:11

Edicioni 2020/21 në Serie A do të nis më 19 shtator dhe do të mbyllet më 23 maj të vitit 2021.

Derisa më herët ishte thënë se edicioni i ri nis më 12 shtator, ndeshjet e kësaj xhiro janë zhvendosur për 3 janar të vitit të ardhshëm, shkruan "Zeri.info".

"Në takimin e sontëm të 'Lega Council' është vendosur që edicioni i ri në Serie A të nis në fundjavën e 19 shtatorit", thuhet në njoftim.

"Vendimi është marrë pas kërkesave të drejtuara nga shumica e klubeve në këtë takim", thuhet më tej.

Datat zyrtare:

4 gusht – nis afati kalimtar në La Liga

21 gusht – finalja e Ligës së Evropës

22 gusht – nis Liga 1 franceze

23 gusht – finalja e Ligës së Kampionëve

1 shtator – nis afati kalimtar në Serie A

12 shtator – nisin edicionet e reja në Premierligë dhe La Ligë

18 shtator – nis edicioni i ri në Bundesliga

19 shtator – nis edicioni i ri në Serie A

24 shtator – Superkupa e Evropës

1 tetor – shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

2 tetor – shorti për fazën e grupeve në Ligën e Evropës

5 tetor – Mbyllen afatet kalimtare në Premierligë, Serie A, Bundesligë dhe La Ligë. /Zeri.info