Florian Kamberi drejt largimit nga Skocia, nënshkruan me klubin e madh zviceran

Florian Kamberi drejt largimit nga Skocia, nënshkruan me klubin e madh zviceran

Sport August 03, 2020 - 22:04

Hibernian është pajtuar me St Gallenin për shitjen e sulmuesit shqiptar, Florian Kamberi.

Futbollisti nga Kosova e kaloi edicionin e kaluar në huazim te Rangers, por gjiganti skocez nuk vendosi ta blejë atë në fund, shkruan "Zeri.info".

Kështu, sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të rikthehet në Zvicër në një marrëveshje permanente.

"Sky Sports" raporton se Hibernian ka arritur marrëveshje me klubin elitar zviceran, St Gallen.

Rangers e kishte konsideruar opsionin e huazimit të tij edhe për këtë edicion, por Kamberi vendosi të lëviz diku në mënyrë permanente.

Ai është në vitin e tij të fundit të kontratës me Hibs dhe aty nuk ka të ardhme pas një zënke me tifozët pasi u transferua te Rangers. /Zeri.info