Katastrofë për sportistët, nga e enjtja nuk ka futboll të vogël
Sport
July 28, 2020 - 10:20
Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin pritet të lansojë masa të reja nga dita e enjte për parandalimin e COVID-19.
Njëra prej masave do të jetë edhe ndalimi i aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura, shkruan "Zeri.info".
Kështu, me këtë masë, do të pezullohet "futbolli i vogël" deri në një afat të pacaktuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe shkollat e futbollit do të mbyllen.
Ndërkaq, do të vazhdojnë të zhvillohen vetëm sportet individuale. /Zeri.info