Alban Dragusha me deklaratë interesante për Prishtinën dhe Ballkanin

Alban Dragusha me deklaratë interesante për Prishtinën dhe Ballkanin

Sport July 26, 2020 - 23:03

Drita është shpallur kampion i IPKO Superligës së Kosovës për edicionin 2019/20.

Gjilanasit arritën që të marrin trofeun në duar në xhiron e fundit edh pse pësuan humbje 2-1 ndaj Ballkanit në Suharekë.

Alban Dragusha, ndihmëstrajner i Ardian Nuhiut te Drita tha se skuadra e tij me plot meritë e ka fituar titullin kampion. 

"Drita me plot meritë e ka fituar titullin. Kemi bërë organizim të mirë dhe transfere të qëlluara. Shpresoj se edhe në Evropë do të paraqitemi mirë", deklaroi Alban Dragusha për emisionin 2 me 1, përcjell Zeri.info. 

Krahas Dritës, garat evropaine i kanë siguruar edhe Gjilani nga pozita e dytë. 

Një biletë për Evropë ka mbetur edhe nga garat e Digitalb Kupës ku ne finale do të perballen Prishtina dhe Ballkani. 

"Më vjen keq pasi të dyja e kanë merituar pjesëmarrjen në Evropë. Më vjen që do ta arrijë vetëm njëra Evropën", theksoi Alban Dragusha. 

Intelektualët arritën të fitonin një garë të ashpër me Gjilanin dhe Ballkanin, derisa larg nuk ishte as Prishtina. /Zeri.info