“Arsenali ka nevojë për Parteyn, Rabiotin dhe Koulibalyn”

“Arsenali ka nevojë për Parteyn, Rabiotin dhe Koulibalyn”

Sport July 14, 2020 - 16:09
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Kevin Campbell, thotë se klubi londinez ka nevojë për katër apo pesë lojtarë të rinj, derisa ka përmendur emrat e Thomas Parteyt, Adrien Rabiotit dhe Kalidou Koulibalyt, transmeton “Zeri.info”.

Arsenali është raportuar se ka shprehur interesim për mesfushorin e Atletico Madridit, Partey, derisa Rabiot ka qenë në radarin e londinezëve edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e Paris Saint-Germainit.

Mbrojtësi Koulibaly duket një pistë e vështirë për “topçinjtë”, derisa Manchester City, Liverpooli e PSG-ja janë vënë pas lojtarit të Napolit.

“Unë do ta merrja Thomas Parten në mesfushë nga Atletico Madridi dhe Adrien Rabiotin nga Juventusi. Do të doja ta shihja Kalidou Koulibalun në mbrojtje sepse Arsenali vuan me sulmuesit e shpejtë dhe Koulibaly është i shpejtë dhe një mbrojtës i shkëlqyeshëm”, u shpreh Campbell./Zëri