Morina tregon çka i dihet një skuadre për ta përballuar presionin në këto tri ndeshjet e mbetura

Morina tregon çka i dihet një skuadre për ta përballuar presionin në këto tri ndeshjet e mbetura

Sport July 12, 2020 - 21:12
Lajmet e fundit nga sporti

Me ndeshjet që zhvillohet nesër mbyllet java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, derisa shumë dilema mbesin ende pa u zgjedhur.

Trajneri i mirënjohur, Arbnor Morina, “Arena Sportive” në RTK, përcjell "Zeri.info" ka treguar se çfarë duhet të ketë një skuadër për t’i përballur këto tri javët e mbetura, në mënyrë që të arrijë te titulli i kampionit.

“Kam thënë edhe më herët dhe po e përsërisë. Ajo skuadër që ka numrin më të madh të lojtarëve të nivelit të përafërt nga ata që janë në fushë dhe ata që janë në bankinë mund të arrijnë të titull. Sot e patë kartonin e kuq Shabani te Drita dhe Halili te Gjilanit, dy skuadra këto që ndeshen në javën e ardhshme. Dhe nëse trajnerët kanë lojtarë të përafërt me këta për t’i zëvendësuar, e kanë më lehtë.

Për këtë them ato skuadra që kanë tabor më të madh të lojtarëve dhe psikologjikishgt janë më mirë, mund të arrijnë të trofetë më lehtë, pasi tash vijnë në pyetje, kartonët, lëndimet, lodhja dhe duhet zëvendësuar ata lojtarë”, ka përfunduar Morina. /Zeri.info