Curri: Referimi ishte tendencioz, qëllimi ishte që sot Prishtina të largohet nga gara për titull

Curri: Referimi ishte tendencioz, qëllimi ishte që sot Prishtina të largohet nga gara për titull

Sport July 09, 2020 - 00:04
Lajmet e fundit nga sporti

Ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri, e ka komentuar ndeshjen e sotme Gjilani – Prishtina (2:1), raporton “Zeri.info”.

Curri deklaron se Prishtina u dëmtua në këtë takim.

“Sjellje të tilla sikurse të sotit nga gjyqtarët nuk kam parë edhe pse kam luajtur shumë vite jashtë. Referimi sot ka qenë tendencioz. Synimi ishte që sot të largohet Prishtina nga titulli. Kam qenë edhe në ndeshjen Serbi - Shqipëri dhe sot jam terrorizuar nga sjelljet e Policisë, jo të gjithëve. Edhe para dy viteve kur u vendos titulli në ndeshjen Drita-Prishtina jemi dëmtuar nga gjyqtarët”, theksoi Debatik Curri për “Klan Kosova”, përcjell “Zeri.info”.

Gjyqtari Krshnik Vula e ndëshkoi portierin e prishtinasve, Visar Bekaj, me karton të kuq, i cili po vlerësohet si i padrejtë.

Pas ndeshjes me sprej lotsjellës nga Policia e Kosovës u sulmua trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, e ku pësuan edhe disa lojtarë të Prishtinës që u dërguan në spital. /Zëri.info