Arianit Ahmeti reagon pas akuzave të zyrtarit të FC Prishtinës për kërcënim
Zyrtari i Prishtinës, Avni Durmishi, ka shkruar në rrjetin social Facebook se është kërcënuar nga Arianit Ahmeti, ish-zëvendës-sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton Zeri.info.
Durmishi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës.
"Pretendenti per kryetar i FFK-se, Arianit Ahmeti sa po me kercenoi ne telefon. Sa te kthehemi ne Prishtine do ta lajmëroj rastin ne polici", shkruan Avni Durmishi.

"Zeri.info" e ka kontaktuar Arianit Ahmetin, i cili pas akuzave të Durmishit, deklaroi:
"E kam thirrur presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin dy herë, por nuk ma ka hapur telefonin. Flas me të non-stop. Avniu e kish shkruar diçka për Dritën dhe unë i thash se do ta lajmëroj policinë, por tani jam në rrugë. Ma kish publikuar edhe një fotografi, por ajo është më moti. Nuk e di pse e kishte apostrofuar emrin tim në atë fotografi".
Ndryshe, Ahmeti vitin e kaluar është përjashtuar nga FFK me pretekstin se e ka thyer kodin e mirësjelljes. Ai e ka pranuar publikisht se e synon postin e të parit të FFK-së.
Sfida mes Gjilanit dhe Prishtinës, që është edhe derbi i kësaj jave, u mbyll me fitoren e gjilanasve me rezultat 2-1, ku rol të madh luajti përjashtimi i portierit prishtinas Visar Bakaj.
Pas ndeshjes u krijua një tollovi e madhe, ndërsa Policia e Kosovës, spërkati me sprej lotsjellës trajnerin e Prishtinës, Armend Dallku. /Zeri.info