Faruk Statovci i parashikon me rezultate fikse ndeshjet e sotme në Superligë

Faruk Statovci i parashikon me rezultate fikse ndeshjet e sotme në Superligë

Sport July 08, 2020 - 13:58
Detajet

Superliga e Kosovës në futboll sa vjen e bëhet më e nxehtë, shkruan “Zeri.info”.

Sot hapet xhiroja e 29-të me tri ndeshje mjaft interesante.

Pa dyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku “kuqebardhët” e presin skuadrën e Prishtinës.

Të dy skuadrat nuk kanë se çfarë të humbasin dhe pritet të luftojnë për pikët maksimale që të vazhdojnë luftën për titullin kampion.

Kurse sot në program janë edhe dy ndeshje tjera, Ballkani – Llapi dhe Drenica - Ferizaj.

Të tria ndeshjet e ditë së sotme fillojnë në orën 17:00. 

Ish-futbollisti i mirënjohur Faruk Statovci i ka parashikuar me rezultate ndeshjet e sotme në një prononcim për "Zeri.info". 

Satatovci, që ka karrierë edhe ndërkombëtare dhe ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës, vlerëson se Prishtina do të fitojë me Gjilanin me rezultat 2:1.

Ndeshja Ballkani – Llapi sipas tij përfundon me shifrat 3:1, kurse sfida Drenica – Ferizaj do të mbyllet me rezultat 4:1. /Zeri.info

Parashikimi i Faruk Statovcit për ndeshjet e sotme:

Gjilani – Prishtina 1:2

Ballkani – Llapi 3:1

Drenica – Ferizaj 4:1.

 

Image